
Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, ka ftuar zyrtarisht Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të vizituar Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati e cilësoi Rubio-n si “mik të shqiptarëve” dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe. Ai tha se ftesa u bë për të theksuar rolin e Shqipërisë si aleate pro-amerikane dhe pro-NATO në rajon, dhe për të përcjellë një mesazh vlerash drejt integrimit në BE.
Sipas ambasadorit, Rubio e pranoi ftesën me kënaqësi, duke vlerësuar kontributin e Shqipërisë në NATO, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të fundit në samitin e Hagës.