
Teksas, 10 korrik 2025 – Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën Teksasin është rritur në 119, sipas autoriteteve lokale. Më shumë se 170 persona rezultojnë ende të zhdukur, përfshirë pesë fëmijë dhe një këshilltar nga kampi veror Camp Mystic, pranë Hunt-it në qarkun Kerr.
Përmbytjet filluan një javë më parë, ndërsa reshjet e dendura shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Guadalupe, duke arritur nivele mbi 39 metra – më e larta që nga përmbytja e madhe e vitit 1987.
Disa qarqe raportuan viktima të shumta: Travis (7), Burnet (5), Kendall (8), Williamson (3) dhe Tom Green (1), njoftoi CNN.
Ndërkaq, kanë qenë të shumta kritikat e ngritura ndaj reduktimeve buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit gjatë administratës Trump, që sipas disa ekspertëve mund të kenë ndikuar në vonesën e paralajmërimeve për emergjencën.
Shtëpia e Bardhë mohoi akuzat, duke deklaruar se paralajmërimet ishin të mjaftueshme dhe në kohë.