
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar sot 103-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, duke theksuar partneritetin e fortë në siguri, mirëqenie dhe zhvillim të përbashkët.
Në një postim në Facebook, Ambasada shprehet: “Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët.” Ajo fton gjithashtu qytetarët të testojnë njohuritë e tyre për momentet kyçe të kësaj miqësie përmes një kuizi interaktiv.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar ndër vite, ndërsa SHBA mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë.