
TIRANË, 8 korrik – Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti dje në një takim homologun izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen, për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorë strategjikë.
Takimi u fokusua në nxitjen e investimeve izraelite në Shqipëri, zhvillimin e një ekosistemi ekonomik të bazuar në teknologji dhe përforcimin e kapaciteteve të kërkimit dhe zhvillimit (R&D). Sektorët prioritarë përfshijnë agritech, menaxhimin e ujit dhe kërkimin shkencor.
Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve konkrete ndërmjet institucioneve të dy vendeve dhe shkëmbimeve akademike. Shqipëria synon të përfitojë nga përvoja izraelite në inovacion dhe digjitalizim, për të përshpejtuar transformimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm.