
Gjykata Speciale në Hagë pritet të publikojë sot vendimin lidhur me mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Mocioni është dorëzuar më 12 qershor dhe Prokuroria ka pasur afat për t’u përgjigjur deri më 7 korrik. Vendimi pritet të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të procesit.
Mbrojtja ka cilësuar akuzat të dobëta dhe shpreson në një rezultat pozitiv. Katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020, ndërsa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat. Gjykimi nisi më 3 prill 2023.
Gjykata është kritikuar për mungesë transparence, ndërsa Avokati i Popullit i Kosovës ka ngritur shqetësime për respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë.