
Pse ka rëndësi:
Pas pesë muajsh nga arrestimi, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, u njoh zyrtarisht me akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Çfarë po ndodh:
- SPAK mbërriti në burgun e Durrësit për t’i komunikuar akuzat Veliajt.
- Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është njohur me akuzat disa ditë më parë.
- Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë, përfshirë Mirton Lika (fshehje të ardhurash) dhe Elman Abule, i akuzuar një ditë më parë.
Sfondi:
- Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit.
- Ai ka kërkuar disa herë rrëzimin e masës së sigurisë, por së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e tij.
- Xoxa është nën masën e “detyrimit paraqitje” pas zbutjes së arrestit shtëpiak.
Çfarë pritet:
- SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë pas përfundimit të hetimeve.
- Avokatët e Veliajt paralajmërojnë kundërshtim të akuzave me “prova dhe argumente ligjore”.