
Pse ka rëndësi:
Pas 5 muajsh hetime, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dot të njihen sot me akuzat zyrtare për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Çfarë po ndodh:
- Ajola Xoxa është paraqitur sot në SPAK me avokatin Maks Haxhia.
- Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti, ndërsa Xoxa është nën masën “detyrim paraqitje”.
- Një ditë më parë, biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.
Çfarë thonë avokatët:
- Ata akuzojnë SPAK-un se rrjedhjet e informacionit bëhen për të ndikuar opinionin publik dhe për të ndërtuar një perceptim faji.
- Kërkohet hetim për publikimin e të dhënave hetimore.
- Avokatët deklarojnë se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë “me prova dhe argumente ligjore”.
Sfondi:
- Veliaj po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me tendera dhe pasuri të dyshuara të pajustifikuara.
- Procesi ndaj tij ka ngjallur debate të forta politike dhe mediatike.