
TEKSAS, 7 korrik – Bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas ka kaluar shifrën 100, sipas konfirmimeve të fundit nga autoritetet amerikane. Qarku Kerr, një nga zonat më të goditura, ka regjistruar 84 viktima, përfshirë 28 fëmijë, shumë prej të cilëve ndodheshin në një kamp veror fetar për vajza.
Ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për personat ende të zhdukur, por kushtet atmosferike mbeten pengesë. Shirat e dendur dhe përmbytjet e reja kanë bllokuar terrenin, ndërsa ndërprerjet e energjisë kanë përkeqësuar situatën në zona të tëra.
Sipas raportimeve të “New York Times”, zyra meteorologjike në San Antonio nuk kishte staf të specializuar për parashikime ekstreme në kohën kur u parashikua rreziku. Propozimet për një sistem paralajmërues u refuzuan për arsye financiare, shkaktuar debat të gjerë për mungesën e përgatitjes institucionale.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.