
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në Teksas pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati për shkak të një stuhie të papritur. 25 të rinj mbeten të zhdukur, mes 750 vajzave që ndodheshin në një kamp në afërsi të qytetit Kerrville.
Stuhia shkaktoi një rritje të papritur të nivelit të ujit me afro 8 metra brenda 45 minutash, tha nënguvernatori Dan Patrick, duke e cilësuar situatën si shkatërrimtare. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa qarqe.
Presidenti Donald Trump e përshkroi tragjedinë si “të tmerrshme” dhe premtoi ndihmë federale. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me helikopterë, varka dhe dronë.
Zyrtarët lokalë thanë se nuk kishte paralajmërime për përmbytje të këtij niveli.