
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia që të ndalë kritikat ndaj ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër nga Kosova dhe të vetin përgjegjësit për dhunë, përpara se të kërkojë ndalimin e veprimeve të Prishtinës.
Në një reagim të mërkurën, ajo tha se, ndërsa “i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shmangë veprime të përshkallëzuara”, thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët.
Ambasada ka pasur parasysh letrën e drejtuesit të zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, që akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po përdor ndërtimin e urave – njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë – për qëllime fushate, duke kërkuar ndalim nga Perëndimi.
Por ambasada theksoi se Serbia nuk ka arritur të ndjekë penalisht autorët e sulmit në Banjskë në shtator 2023 dhe se Aleksandër Radoiçiq, i akuzuar si drejtues i grupit, lëviz lirshëm në Serbi, duke minuar besimin rajonal.
“Nuk mund të kritikosh vazhdimisht Kosovën, pa u marrë me çështjet e tua të brendshme,” përfundoi reagimi.