
Shkup, 9 korrik — Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka urdhëruar angazhimin e ushtrisë për përballimin e zjarreve që po përhapen në disa zona të vendit. Vendimi është firmosur në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Krizave.
Ky hap pason shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë nga qeveria, pas rritjes së vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. Ushtria do të mbështesë përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm do të përcaktojë mënyrën e angazhimit.
Autoritetet synojnë të frenojnë përhapjen e zjarreve dhe të mbrojnë zonat e banuara, ndërsa operacionet do të vijojnë në koordinim me shërbimet civile.