
Durrës – Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim, është dërguar sot në spital për shkak të problemeve shëndetësore me tensionin. Pas kryerjes së analizave, ai është rikthyer në qelinë e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor.
Veliaj u shoqërua në spital nën masa të rrepta sigurie, me rreth 30 efektivë, ndërsa pacientët e tjerë u larguan përkohësisht për arsye sigurie.
Ai ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, me urdhër të SPAK, për akuza që përfshijnë korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është marrë e pandehur në të njëjtën çështje, me masën “detyrim paraqitje”.