
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, bëri të ditur kreu i Zyrës Presidenciale, Andriy Yermak. Ai e cilësoi komunikimin si “të rëndësishëm dhe kuptimplotë”, duke shtuar se detajet do të bëhen publike së shpejti.
Biseda u zhvillua pas njoftimeve se Pentagoni ka pezulluar përkohësisht disa furnizime ushtarake për Ukrainën. Shtëpia e Bardhë konfirmoi vendimin, duke e justifikuar me nevojën për të mbrojtur interesat e SHBA-së.
Një ditë më parë, Trump deklaroi se ka folur edhe me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, por pa arritur përparim.