
Banka e Shqipërisë ka publikuar një projektrregullore që kufizon tarifat për transfertat në euro në përputhje me rregullat e SEPA-s.
Komisioni minimal për transfertat vendase në euro ulet nga 6 në 4 euro, ndërsa për transfertat elektronike, tavanet janë 2 euro dhe 0,01% e shumës për vlera deri në 150 mijë euro.
Për transfertat SEPA, tarifat nuk mund të jenë më të larta se ato vendase. Për transfertat hyrëse, tarifa maksimale nuk do të kalojë 3 euro.
Drafti është në konsultim publik dhe pritet të hyjë në fuqi pas miratimit përfundimtar.