
Deputeti socialist Erion Braçe kërkon ndryshimin urgjent të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal, pas aksidentit të rëndë në Sarandë ku humbën jetën dy motrat Dhimaku dhe u plagos një vajzë tjetër.
Në një postim në Instagram, ish-zv. kryeministri tha se rasti nuk mund të trajtohet si “aksident rrugor”, pasi autori i dyshuar, punonjës i Ministrisë së Brendshme, ishte i dehur, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar. “Kjo është vrasje me pasoja vdekje, jo aksident,” shkroi Braçe.
Deputeti kërkon ashpërsim të ligjit për drejtuesit që shkaktojnë tragjedi në gjendje të dehur ose me shkelje flagrante, si dhe rritjen e përgjegjësisë penale për punonjësit e shtetit që abuzojnë me detyrën apo përdorin armët e shërbimit për akte kriminale.