
Dinamo e ka siguruar kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, duke eliminuar Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” u mbyll 1-1. Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 18-të me golin e Zabërgjës, por Berlangës ia doli të barazonte fillimin e pjesës së dytë.
Ndeshja mori një drejtim dramatik kur Gassama u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar misionin për skuadrën e Dajës. Megjithatë, barazimi u rivendos kur Andrade shkaktoi pas një ndërhyrjeje që rezultoi në nxjerrjen me karton të kuq për Escaldes, 15 minuta para fishkëllimës përfundimtare. Edhe në inferioritet numerik, Dinamo mbajti rezultatin dhe përfundoi me sukses fazën parakualifikuese.
Ndërkohë, edhe Egnatia arriti të kalonte në turin tjetër pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Kampionët e Shqipërisë triumfuan edhe në kthim ndaj Dinamo Minsk, me golin e Selmanit që mbylli sfidën 1-0 dhe vulosi suksesin për në turin e tretë.