
Për herë të parë në histori, dy ekipe shqiptare do të luajnë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.
Drita e Gjilanit, kampione e Kosovës, eliminoi Differdange-n me rezultatin e përgjithshëm 3-1 dhe siguroi kualifikimin në Conference League. Ky është suksesi më i madh i klubit, që bëhet pas Ballkanit ekipi i dytë kosovar që arrin këtë fazë.
Në grupet e Conference League do të jetë edhe Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë u eliminuan në “play off” të Europa League nga Ludogorets, pas një fitoreje 2-1 në ndeshjen e parë dhe humbjeje me të njëjtin rezultat në kthim, duke u dorëzuar në shtesë me shifrat 4-1.
Megjithatë, Shkëndija siguroi pjesëmarrjen historike në grupet e Conference League, duke shënuar një tjetër arritje për futbollin shqiptar.