
Prokuroria në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunalë në Prizren, të cilët dyshohen se lejuan shembjen e kompleksit “Saraji i Vjetër”, një objekt i mbrojtur si trashëgimi kulturore. Kompleksi i shekullit XIX u rrënua në maj 2024 për t’i hapur rrugë një ndërtimi privat, duke shkaktuar dëm të vlerësuar në rreth 16 milionë euro.
Ministria e Kulturës e ka cilësuar humbjen e kompleksit një goditje të rëndë për trashëgiminë historike dhe arkitekturore të Kosovës.