
Eksportet e fruta-perimeve u rritën me 10% në periudhën janar–qershor, në 169.042 tonë, nga 153.987 tonë një vit më parë, sipas ministres së Bujqësisë, Anila Denaj.
Denaj tha se rritja pasqyron prodhime “Made in Albania” më cilësore dhe furnizim të qëndrueshëm për tregjet ndërkombëtare.
Sasia e eksportuar u shtua me rreth 15 mijë tonë në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.