
Komisioni Rregullator shpall zyrtarisht të enjten rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në vendim do të pasqyrohen votat dhe mandatet e fituara nga çdo subjekt në të gjitha zonat zgjedhore, si edhe lista e plotë e deputetëve të rinj në rang kombëtar.
Palët që kundërshtojnë rezultatin kanë afat 5 ditë për të paraqitur ankesa në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.
Ky akt mbyll zyrtarisht procesin zgjedhor dhe i hap rrugë konstituimit të Kuvendit të ri.