
Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar nga Programi i Bonusit të Bebes që nga nisja e tij në janar 2019, bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se bonusi prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin ka mbështetur mijëra familje të reja, pavarësisht statusit të tyre social apo ekonomik.
Për vitin 2025, në buxhetin e shtetit janë parashikuar 2.2 miliardë lekë për këtë program. Qeveria deklaron se mbështetja do të vazhdojë për të gjitha familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.