
Hetimet e Bashkimit Evropian për abuzimin me qindra miliona euro fonde bujqësore në Greqi janë bllokuar pas një vendimi të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) kishte nisur një hetim mbi skemën e shpërndarjes së paligjshme të fondeve përmes deklarimeve të rreme nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe agjencisë shtetërore OPEKEPE.
Sipas dokumenteve të EPPO-së, të publikuara nga “Politico”, në dosje përmenden të paktën pesë ministra dhe dhjetë deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re. BE ka kërkuar kthimin e rreth 400 milionë eurove.
Pas publikimit të hetimit, Mitsotakis deklaroi: “Greqia në vitin 2025 nuk ka nevojë për skandale, por për të vërtetën.” Pas kësaj deklarate, procesi hetimor nuk ka vijuar më.
Brukseli ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen me vëmendje të veçantë dhe pret sqarime nga autoritetet greke për vijimin e hetimit.