
Qeveria shqiptare ka propozuar ndryshime në ligjin për administratën shtetërore, duke ulur numrin e institucioneve joministrore nga tre në dy.
Drafti parashikon bashkimin e institucioneve vartëse dhe agjencive autonome në një kategori të vetme, ndërsa autoritetet rregullatore do të kenë status të veçantë me autonomi të plotë funksionale, sipas standardeve të BE-së.
Projektligji kërkon gjithashtu një prag minimal punonjësish për krijimin e institucioneve të reja, si dhe një sistem të unifikuar mbikëqyrjeje dhe llogaridhënieje.
Qeveria thotë se ndryshimet synojnë rritjen e efikasitetit dhe shmangien e fragmentimit në hartimin dhe zbatimin e politikave.