
Tre shkatërrues amerikanë me raketa Aegis do të vendosen në ujërat pranë Venezuelës për të luftuar kartelet e drogës në rajon. USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson pritet të mbërrijnë së shpejti, sipas një zyrtari të Pentagonit, i cili tha se misioni do të zgjasë për disa muaj.
Presidenti Donald Trump e ka shpallur luftën ndaj trafikut të drogës prioritet dhe po i bën presion presidentes meksikane Claudia Sheinbaum të rrisë bashkëpunimin kundër karteleve. Por Sheinbaum ka refuzuar çdo ide ndërhyrjeje ushtarake amerikane, duke theksuar mbrojtjen e sovranitetit të Meksikës.