
Administrata amerikane njoftoi se mbi 55 milionë të huaj me viza të vlefshme janë nën kontroll të vazhdueshëm për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim. Masat janë pjesë e politikës më të ashpër të presidentit Donald Trump ndaj migrantëve.
Departamenti i Shtetit tha se kontrollet përfshijnë të gjitha kategoritë e vizave, nga ato turistike te studentët dhe programet e shkëmbimit, për të përcaktuar nëse mbajtësit janë ende të përshtatshëm për hyrje dhe qëndrim në SHBA.
Që prej marrjes së detyrës, Trump ka theksuar se synimi është jo vetëm dëbimi i migrantëve pa dokumente, por edhe i atyre që shkelin rregullat ndërkohë që posedojnë viza të rregullta.