
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm serb Marko Gjuric diskutuan të mërkurën për rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, me fokus Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, tha Departamenti i Shtetit.
Dy zyrtarët u angazhuan për forcimin e stabilitetit në rajon dhe krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik.
“SHBA mbetet e përkushtuar ndaj një marrëdhënieje të dobishme me Serbinë që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona,” thuhet në deklaratë.
Rubio dhe Djuric ranë dakord të mbajnë një dialog strategjik dypalësh më vonë gjatë vitit për të thelluar lidhjet në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.
Takimi ndodhi në një moment tensionesh të shtuara, pasi Serbia pezulloi bisedimet e ndërmjetësuara nga BE me Kosovën, pas arrestimit të një zyrtari serb të akuzuar për nxitje urrejtjeje etnike. Serbia e ka cilësuar veprimin si represiv.
Ngërçi ka shtuar frikën për destabilizim në një rajon ende të ndikuar nga ndarjet etnike të pasluftës.