
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës vendosi unanimisht të heqë mandatin e Millorad Dodikut nga posti i presidentit të Republikës Sërpska, pas dënimit të tij me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga funksionet publike.
Vendimi pason konfirmimin e dënimit nga Gjykata e Apelimit më 1 gusht, për mosrespektimin e urdhrave të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në BeH, Christian Schmidt.
Dodik ka të drejtë ankese, ndërsa mandati i tij mbetet në fuqi deri në hyrjen në fuqi të vendimit. Në rast konfirmimi përfundimtar, CIK do të shpallë zgjedhje të parakohshme brenda 90 ditëve.