
Shqipëria kryeson në Europë për përqindjen e lartë të makinave me motorë mbi 2 mijë kubikë që funksionojnë me naftë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024.
27.8% e automjeteve të pasagjerëve në Shqipëri janë mbi 2 mijë cm³, përqindja më e lartë në Europë. Pas Shqipërisë renditen Letonia (25.7%), Lituania (20.9%) dhe Estonia (18.6%).
Nga 567 mijë automjete me naftë në vend, 215 mijë janë mbi 2 mijë kubikë. Ndërkohë, 74% e automjeteve gjithsej në Shqipëri funksionojnë me naftë – një nga nivelet më të larta në kontinent.
Arsyet për këtë prirje përfshijnë importin e makinave të përdorura nga Europa Perëndimore, taksat më të ulëta për motorët e mëdhenj, statusin shoqëror të automjetit dhe nevojat për fuqi motorike në terrenin e vështirë të vendit.
Tregu po ndryshon gradualisht për shkak të çmimit të karburantit, presionit mjedisor dhe rritjes së interesit për makina hibride dhe elektrike.