
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut se po ushtron shtypje të qëllimshme ndaj shqiptarëve në vend.
Ai tha se kryeministri Hristijan Mickoski vepron nën ndikimin e Beogradit, ndërsa kritikoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mungesë angazhimi në mbrojtjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.