
Në disa zona vijon puna për vënien nën kontroll të zjarreve, me dislokim të zjarrfikësve nga shumë qytete.
Policia e Shtetit thotë se nga qershori janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve; 46 janë arrestuar, 91 të proceduar.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u bëri thirrje banorëve të mos ndezin zjarre për pastrim apo mbetje bujqësore pa njoftuar instancat.
Autoritetet kërkuan dje evakuime në Gramsh dhe Delvinë. AKMC njoftoi se mbi 10 mijë forca emergjencash janë në terren.