
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-presidentin Ilir Meta.
Meta kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, duke kërkuar zëvendësimin e masës, por Apeli arsyetoi se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve.
Meta akuzohet për korrupsion pasiv, falsifikim dhe pastrim parash. Ai e ka quajtur vendimin politik dhe një precedent të rrezikshëm, duke akuzuar gjyqtarin për paragjykim. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditësh.