
Liderët europianë u takuan sot në SHBA për të diskutuar hapat e ardhshëm ndaj luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të flasë së shpejti edhe me Vladimir Putinin, ndërsa paralajmëroi kalimin në fazën e dytë të sanksioneve kundër Moskës.
Pas sulmit më të madh ajror rus në Ukrainë që prej nisjes së luftës, Trump tha se “Rusia po teston botën me sulme të përgjakshme” dhe kërkoi veprime të forta që të shoqërojnë deklaratat politike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u bëri thirrje SHBA-së dhe BE-së të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe individëve të lidhur me të. Ai përshëndeti idenë e Trump për tarifa ndaj vendeve që vijojnë tregtinë me Moskën, duke e cilësuar “shumë të mirë”.