
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgëzoi kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri pas betimit te Presidenti, duke theksuar se miratimi dhe zbatimi i reformave të nevojshme duhet të jenë transparentë dhe gjithëpërfshirës.
Sipas mesazhit, përmes kësaj qasjeje Shqipëria mund të arrijë të mbyllë negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2027 dhe të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. Delegacioni shtoi se pret të punojë me të gjitha palët e interesuara për ta arritur këtë moment në dobi të qytetarëve.