
Demokratët zhvilluan sot homazhe në monumentin e Azem Hajdarit, në 27-vjetorin e vrasjes së tij.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi Hajdarin si mbrojtës të fjalës dhe votës së lirë, duke paralajmëruar se këto vlera janë më të rrezikuara se kurrë nga pushteti aktual.
“Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, tha Berisha. Ai e quajti këtë ditë një betim për demokratët që të ngrihen për të shpëtuar demokracinë, pluralizmin dhe fjalën e lirë.
Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 përpara selisë së Partisë Demokratike. Si lider i Lëvizjes Studentore antikomuniste të viteve 1990–1991, ai u bë një prej figurave kryesore të PD-së në fillimet e demokracisë shqiptare.