
Në një kohë kur Palestina përballet me situata dramatike nga sulmet izraelite, Bursa e Palestinës dhe Grupi Saudi Tadawul nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Riad për të forcuar bashkëpunimin rajonal financiar.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Palestine Exchange, Nihad Kamal, dhe CEO i Tadawul Group, Khaled Al-Hussan, në prani të përfaqësuesve të të dyja palëve. Kamal theksoi se bashkëpunimi përputhet me strategjinë e tregut për të zhvilluar instrumente të reja financiare dhe për të rritur praninë rajonale të Bursës së Palestinës.
Palestine Exchange, e krijuar në vitin 1995 dhe e listuar në 2012 si kompani publike, është pjesë e indekseve ndërkombëtare si FTSE Global dhe Frontier Markets. Synimi i saj është të kthehet në një treg financiar me standarde ndërkombëtare, duke tërhequr investime për zhvillimin e ekonomisë palestineze.