
Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot tryezën e dytë për draftin e Kodit të ri Penal, përpara nisjes së konsultimeve publike. Ministri Ulsi Manja tha se janë planifikuar rreth 25 tryeza konsultimi në gjithë vendin, por theksoi se kodi i ri do të miratohet vetëm pasi të marrë aprovimin nga Bashkimi Evropian.
Sipas Manjës, roli i ministrisë është ai i “porositësit” të draftit, ndërsa puna teknike i është besuar ekspertëve vendas e ndërkombëtarë. Drafti përfshin rishikim nen për nen dhe është përshtatur me 54 direktiva të BE-së në fushën penale.
Qeveria synon që Kodi i ri Penal të përfundojë deri në vitin 2026, në përputhje me afatet e negociatave të anëtarësimit. “Shqipëria do të ketë një kod të dakordësuar plotësisht me Brukselin,” tha Manja.