
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh të hënën në seancë plenare, e cila u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan shpërndarjen e plotë të rregullores së re të Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se rregullorja u është dërguar të gjithë deputetëve. Përplasja çoi në largimin e grupit parlamentar të PD-së nga salla, duke refuzuar pjesëmarrjen në votime.
Pavarësisht bojkotit, Kuvendi miratoi programin dhe kalendarin e punimeve për periudhën 29 shtator – 17 tetor. Kjo vijon linjën e mazhorancës për të çuar përpara axhendën e qeverisë së re, e miratuar më 18 shtator mes kundërshtimeve të forta të opozitës.