
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Nju Jork me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë një pritjeje të organizuar nga Presidenti Donald Trump. Osmani e përshkroi si një “bisedë përmbajtësore”.
Takimi vjen pas pezullimit pa afat të Dialogut Strategjik SHBA–Kosovë, me arsyetimin se veprimet e qeverisë kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë. Uashingtoni ka lënë të hapur mundësinë e rifillimit kur kushtet të jenë më të përshtatshme.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Osmani u takua edhe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, si dhe me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.