
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër Trupit Diplomatik në Tiranë, duke akuzuar shumicën socialiste dhe kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi për “shkelje flagrante të Kushtetutës dhe rregullores” gjatë seancës plenare ku u miratua qeveria e re.
Në letrën e nënshkruar nga Gazment Bardhi, PD shprehet se “për herë të parë në 35 vite pluralizëm u mohua debati politik dhe u minimua qëllimisht rendi kushtetues”. Opozita e cilëson veprimet e mazhorancës si uzurpim të autoritetit legjitim të Kuvendit dhe shpërfillje të vullnetit të qytetarëve.
PD kërkoi përsëritjen e seancës së djeshme dhe njoftoi nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.