
Policia shqiptare ka identifikuar si autor të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë shtetasin rumun Daniel Cornea, i shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar.
Cornea, me precedentë të rëndë në krime kundër personit, u konfirmua si autor përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, ku shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas duke humbur gjurmët drejt kodrës së Kuzum Babës.
Hetimet paraprake sugjerojnë se ekzekutimi i 58-vjeçarit mund të jetë porositur nga Dubai, ku dyshohet se veprojnë grupe rivale kriminale. Ndërkohë, Kleanth Bylyku dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.