
INSTAT raporton se në tremujorin e dytë 2025 numri i të punësuarve u rrit me 0,5% ndaj një viti më parë, por ra me 0,4% krahasuar me T1. Shkalla e punësimit për moshën 15–64 vjeç është 69,1%.
Shkalla zyrtare e papunësisë (15+ vjeç) qëndron në 8,5%: 7,5% për burrat dhe 9,8% për gratë. Pjesëmarrja në forcat e punës për 15–64 vjeç është 76,2% (70,1% gra; 82,6% burra).
Të rinjtë 15–29 vjeç kanë pjesëmarrje 51,5% dhe papunësi 15,1% (?3,3 pikë përqindje ndaj T2 2024).
Sipas sektorëve, në terma vjetorë punësimi bie në bujqësi (?7,5%) dhe industri (?3,8%), por rritet në shërbime (+6,2%). Krahasuar me T1 2025, punësimi rritet me 0,2%: ?1,1% bujqësi, ?1,2% industri, +1,8% shërbime.
Te joaktivët 15–64 vjeç, 17,4% janë të angazhuar me detyra shtëpiake, 10,8% në pension, 15,1% me paaftësi të përhershme; 2,3% janë të dekurajuar. Ndër të rinjtë joaktivë 15–29 vjeç, 72,8% janë nxënës/studentë.