
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj kujtuan sot figurën e Shën Nënë Terezës në ditën e shenjtërimit të saj.
Rama e cilësoi atë si “gruan e shenjtë me trup të vogël e shpirt sa bota”, ndërsa Begaj theksoi se shenjtorja shqiptare është simbol i mëshirës dhe dashurisë ndaj të pamundurve. Ai u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e saj për kujdes dhe bamirësi.
Nënë Tereza, themeluese e Urdhrit të Misionareve të Bamirësisë, la pas një trashëgimi humanitare që vepron sot në mbi 130 vende të botës.