
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga Lëpusha në Malësinë e Madhe, duke bërë thirrje për mbrojtjen e mjedisit dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.
Në videon e publikuar, natyra “flet” në vetën e parë. Theksohet se ajo ka ekzistuar për 4.5 miliardë vjet dhe se jeta e njerëzve varet prej saj. Kur natyra lulëzon, shoqëria lulëzon. Kur ajo dobësohet, pasojat i pësojnë njerëzit.
Mesazhi nënvizon se oqeanet, toka, lumenjtë dhe pyjet mund të na mbrojnë ose të na lënë. Zgjedhjet e përditshme përcaktojnë fatin tonë. Natyra do të vazhdojë të evoluojë. Çështja është nëse do të përshtatemi dhe do ta respektojmë atë.