
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Sipas Departamentit të Shtetit, bisedimet u përqendruan te thellimi i partneritetit mes dy vendeve dhe nisja e një dialogu strategjik dypalësh që pritet të zhvillohet së shpejti.
Në takim u fol edhe për pjesëmarrjen amerikane në EXPO 2027 që do të mbahet në Beograd.
Vuçiç falënderoi ShBA-në për praninë e trupave amerikane në KFOR, duke e quajtur takimin “të rëndësishëm dhe domethënës”. Ai tha se diskutimet prekën ekonominë, tregtinë, tarifat amerikane, investimet e reja, si dhe bashkëpunimin në energji dhe teknologji.