
Giovanni Pietro Barbano, shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, reagoi ndaj ndërhyrjeve dhe sulmeve publike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i cilësuar ato si të patolerueshme.
Ai theksoi se pavarësia gjyqësore është thelbësore për sundimin e ligjit dhe se çdo shqetësim duhet adresuar përmes institucioneve përkatëse si Prokuroria, Policia ose Inspektorati Policor i Kosovës.
Deklarata e Barbano-s vjen pas kritikave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po vepron si “hije politike” e opozitës. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, paralajmëroi gjithashtu se Gjykata ndodhet përpara një vendimi të rëndësishëm.