
Kombëtarja shqiptare mposhti minimalisht Gjibraltarin 1-0 në miqësoren e parë mes dy ekipeve. Goli i vetëm u shënua nga Jasir Asani në minutën e 69-të me penallti, pas një prekjeje me dorë në zonë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me dy tentativa të rrezikshme të Medon Berishës. Në fraksionin e dytë rrezikuan Cristian Shpendi dhe Arbër Hoxha, por rezultati nuk ndryshoi.
Sfida e radhës për kuqezinjtë e Silvinjos do të luhet më 9 shtator në Tiranë kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.