
Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të takohen sot në orën 17:00 në selinë qendrore të PS-së.
Në mbledhje pritet të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej shkurtit ndodhet në paraburgim me urdhër të SPAK.
Veliaj nuk ka reaguar publikisht për vendimin politik të kryeministrit Edi Rama për ta larguar nga detyra. Nëse Këshilli Bashkiak voton shkarkimin dhe ai firmoset nga kryeministri, Veliaj mund ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.