
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, u takua në Podgoricë me kryeprokurorin special të Malit të Zi, Vladimir Novovi?, për të forcuar bashkëpunimin në goditjen e krimit të organizuar transnacional, me fokus trafikun e lëndëve narkotike. Palët vlerësuan bashkëpunimin aktual si “të shkëlqyer” dhe ranë dakord për hapa konkretë për zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve në të dy vendet.
SPAK njoftoi se së fundi Dumani zhvilloi edhe takime të nivelit të lartë në Washington D.C (2–3 shtator) me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në, për të thelluar koordinimin kundër organizatave kriminale, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.