
Gjykata e Lartë regjistroi më 10 shtator rekursin e SPAK për vendosjen e sekuestrimit preventiv mbi pasuritë e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe caktoi gjyqtarin Mehdi Bici relator të çështjes.
SPAK kërkon masë sigurimi pasuror sipas nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjit nr. 34/2019 për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara. Kjo masë, nëse miratohet, bllokon disponimin e pasurive derisa të përfundojë hetimi apo gjykimi.
Ahmetaj është nën hetim në disa dosje, përfshirë aferën e inceneratorëve, dhe është shpallur në kërkim që prej korrikut 2023. Afati i seancës në Gjykatën e Lartë nuk është bërë publik.