
Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter goditi pas mesnate zonën detare midis Schinias dhe Nea Stira në Greqi, duke u ndjerë fort në rajonin e Atikës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 5 kilometra në perëndim-veriperëndim të Stiras në Evia, në një thellësi 13.6 kilometra. Brenda minutave pasuese u regjistruan disa pasgoditje deri në 2.6 Rihter.
Ekspertët theksojnë se zona nuk njihet për tërmete të mëdha, ndërsa vijon analiza e të dhënave për të përcaktuar rrezikun e mëtejshëm.